open
menu
  • Thank you for visiting my page!

    I made a wish for year 2012 to be special and it truly has been. I have been surrounded by the love of my family, friends, and I have fulfilled my lifelong dreams of becoming a TV personality and representing Albania in Miss World 2012 in China. I have also continued my passion in modeling as the brand ambassador of Cortefiel.

    I realize that I have been fortunate in my life and I truly cherish all the opportunities that I have had. I aspire to give back one day and this site will contain information about my projects.

    Feel free to enjoy my photos, activities, and please don’t hesitate to contact me! I will try my best to answer your questions. Thank you again for your support!Feel free to enjoy my photos, activities, and please don’t hesitate to contact me! I will try my best to answer your questions. Thank you again for your support!

    LOVE

    FLORIANA



  • Floriana Garo u lind në Durrës, Shqipëri më 15 shkurt 1987, nga profesor Sofokli Garo, dhe mjeke Teuta Garo. Ajo është e dyta e fëmijëve të tyre, duke pasur një vëlla shtatë vjet më të madh. Që nga një moshë e re ajo është njohur për karakterin e saj të pavarur dhe ambicjet e saj për sukses. Në moshën 11 vjecare, Floriana filloi të angazhohej në sportin e volejbollit, si anëtare e ekipit të qytetit, një aktivitet që do të shoqëronte atë në pjesën më të madhe të jetës. Gjatë viteve të hershme të adoleshencës, ajo u angazhua në eventet artistike e kulturore të qytetit të saj të lindjes.Në vitin 2002, pas përfundimit të vitit të parë të shkollës së mesme, Floriana u zhvendos me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara, në Grand Forks, ND, ku ajo rifilloi studimet në vitin e dytë të shkollës Red River High School. Ajo u përfshi gjithashtu në sportin e volejbollit. Gjatë viteve të mbetura të shkollës së mesme, Floriana shkëlqeu në mësime duke ruajtur një GPA 4.0, dhe e ndihmoi ekipin e saj të volejbollit duke mbajtur njëkohësisht statusin e një prej lojtareve më të mira te North Dakotës, gjate vitit te dytë, te tretë, e të katërt.Kjo fazë e jetes së saj rezervoi për Florianes shumë pengesa shpirtërore dhe deluzione. Në periudhën më të brishtë të jetës, ndërsa zhvillonte personalitetin e saj prej të rriture, Floriana kuptoi se jeta e përditshme në qytetin e vogël të Dakotës, Grand Forks, nuk ishte aspak ajo që kishte pritur nga SHBA-ja. Jeta kozmopolitane e ëndrrave të saj, me gradacelat interesante, makinat luksoze, dhe modës së lartë, nuk ishte askund për t'u parë në North Dakota. Në vend të kësaj, ishte një qytet i ftohtë, gjithmonë me dëborë, dhe krejtësisht i mërzitshëm, atje, në mes të fermave të Midwestit. Floriana dhe familja e saj jetuan jetën e emigrantit, e cila nuk është asnjehere e lehtë në vitet e para. Ajo nuk u adaptua kurrë me sjelljen sipërfaqësore të kulturës amerikane dhe veçanërisht me atë të moshatarëve të saj, e cila dukej të ishte sjellja standarde kudo. Ishte e vështirë për natyrën e saj të fshehte ndjenjat e saj të vërteta vetëm në mënyrë që të paraqeste veten si pjesë e asaj kulture, dhe të përshtatej me të.

    Përveç angazhimeve të saj si studente e sportiste, Floriana jetoi jetën e nje adoleshteje normale në SHBA. Ajo zgjodhi te punonte disa punë me kohë të pjesshme (si kameriere në mensën e Universitetit te North Dakotes (UND) e në restorantin "The Ponderosa", dhe si shpërndarëse e ushqimit për të sëmuret në Spitalin Altru në Grand Forks), në mënyrë që te vinte ca para mënjanë për të të mbuluar nevojat e saj. Floriana arriti shume shpejt të mësonte anglishten, dhe u integrua mjaft lehtësisht në mënyrën amerikane të jetesës. Kohën e lirë në Grand Forks ajo preferonte ta shpenzonte në mesin e studentëve të huaj te Universitetit të North Dakotës. Qendra ndërkombëtare e universitetit u bë shtëpia e saj e dytë. Ajo me siguri mendonte se kishte shumë më tepër të përbashkëta me studentët ndërkombetarë që vinin nga të gjitha anet e botës, në krahasim me të zakonshmet që ajo ndante me shokët e saj amerikanë te shkollës së mesme. Edhe pse Floriana jetonte me familjen gjatë viteve të shkollës së mesme, ajo nuk u ndje kurre si në shtëpi në Grand Forks. Në një farë menyre, ajo ndjeu sikur ishte duke jetuar jetën e një udhëtari të zëne rob, udhëtimet e të cilit kishin akoma për të filluar, dhe ai nuk do të gjente paqe deri sa të lirohej.

    Në vitin 2005, pas diplomimit me sukses nga shkolla e mesme, Floriana më në fund ndoqi ëndrrën e saj të fëmijërisë për tu shpërngulur në New York City dhe të jetonte e pavarur. Ajo aplikoi dhe u pranua si një lojtare e volejbollit te ekipit te City University të Nju Jorkut, ku ajo filloi edhe shkollimin e saj universitar në fushën e Studimeve Ndërkombëtare. Gjatë viteve të saj te universitetit, Floriana jetonte në nje banesë të cilën e ndante me studentë të tjerë. Përveç angazhimit me kohë të plotë si studente e sportiste ne NYC, ajo gjeti kohë për të punuar si fotomodele në disa agjenci mode. Por ishte patrioti i Florianës, fotografi i njohur shqiptaro-amerikan Fadil Berisha, i cili e ndihmoi të niste portofolin e saj të modelimit. Këto punë me kohë të pjesshme dhe aktivitete patën një rol të rëndësishem në resumenë e saj te modelingut, e cila do të bëhej shumë me e pasur në të njëzetat e Florianës. Keto punë në modeling e ndihmuan gjithashtu financiarisht për të përballuar jetesën e shtrenjtë të NYC. Gjatë vitit të saj të parë në CUNY Floriana pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit (ACL), dhe nuk luajti në sezonin e ardhshëm të volejbollit. Pas rikthimit, në sezonin e tretë, ajo ishte sërish në krye të lojës së saj e madje arriti të fitojë titullin "Lojtarja e Vitit" të konferencës CUNY. Ajo e fitoi këtë titull dy herë në karrierën e saj te universitetit, në vitin e dytë dhe vitin e katërt, dhe e ndihmoi ekipin e saj të fitonte kampjonatin CUNYAC në 2009 . Përveç arritjeve të saj si sportiste, Floriana mbeti një studente e shkëlqyer duke ruajtur nje GPA 3.2 gjatë viteve të saj si studente, dhe u diplomua me nderime e medalje nga CUNY.

    Floriana zbuloi vetveten në kulturën e NYC, dhe përqafoi çdo aspekt të kësaj kulture gjatë kohës që ajo kaloi atje. Jeta studentore dhe vetë ambjenti e vunë atë në kontakt me miqësi të reja dhe njerëz të rinj që ishin shumë të ngjashëm me të në aspektin e mentalitetit, personalitetit, dhe edukimit. Ajo zhvilloi miqësira të cilat vazhdon e i cmon ende, edhe pas disa vitesh që jeton larg NYC. Fusha e saj e studimit (Marrëdhëniet Ndërkombëtare), pasioni i saj për të udhëtuar, dhe gjuhët e huaja - Floriana flet rrjedhshëm italisht dhe spanjisht, përveç anglishtes dhe shqipes - e kane lidhur atë me njerëz nga të gjitha kulturat, prejardhjet dhe sferat e jetës. NYC u bë në një mënyrë një kudhër që nxiti formimin e personalitetit të Florianës dhe ndjenjën e drejtimit të jetës së saj. Në qershor të vitit 2008, pas gjashtë viteve që banonte në SHBA, Floriana mori shtetësinë amerikane. Gjatë gjithë viteve të kaluara në Amerike, Floriana nuk i harroi rrënjët e saj. Ajo mbeti gjithmonë në kontakt me Shqipërinë, kryesisht përmes mjeteve online të komunikimit. Ajo u kthye në Shqipëri çdo vit - ndonjëherë edhe dy herë në vit - kryesisht gjatë verës dhe pushimeve të Vitit te Ri. Ndërsa jetonte në SHBA, ajo krijoi shumë kontakte në internet me Shqiptarë, disa prej të cilëve u kthyen në miqësi te vërteta. Pushimet verore dhe ato të Vitit të Ri në Shqipëri ishin gjithmonë plot gëzim, argëtim, dhe kujtime të këndshme.

    Në vitin 2009, pas marrjes së shtetësise amerikane, prindërit e Florianes u kthyen në atdhe. Në verën e vitit 2010, për një sërë arsyesh, mbizotëruese prej të cilave ishte dashuria, edhe ajo vendosi që të vazhdonte jetën e saj përsëri në vendin e saj të lindjes. Duke pasur mbështetjen e plotë të familjes së saj, miqve dhe të dashurve, kjo shpërngulje ishte relativisht e thjeshtë. Ajo u zhvendos në Tiranë, ku aktualisht banon, dhe menjëherë filloi skanimin e fushës së televizionit shqiptar dhe sferës së modës për mundësitë e punësimit. Në verën e vitit 2010, Floriana mori pjesë në një nga spotet publicitare të Eagle Mobile i cili u xhirua në jug të Shqipërisë. Njerëzit që njohu ndërsa xhironte këtë reklamë e ndihmuan të zgjidhej si prezantuesja e emisionit të Eagle Mobile "Destinacioni Europë", i cili u transmetua çdo mbrëmje gjatë muajit dhjetor në TV Klan. Në pranverën e vitit 2011 Florianës iu ofrua puna e prezantueses së Motit në ABC News Albania, ku ajo aktualisht punon. Te qënit në fushën e medias ka hapur për Florianën shumë dyer të reja dhe e ka ndihmuar atë per tu bërë e njohur gjatë pjesëmarrjes në emisione te famshme televizive si Opinion, A Show, Apartamenti 2XL, Zonë e Lirë, Shih Programin, etj. Floriana është mjaft aktive në fushen e modës. Ajo ka marre pjese ne sfilaten e Geraldina Sposa, eshte shfaqur në kopertinën e revistës JETA (Korrik, 2012), revistes Klan (Dhjetor, 2012), revistes Madame Mapo (Prill, 2013) dhe eshte kontraktuar si imazhi për Shqipërinë i markës së veshjeve Cortefiel. Krahas kësaj, regjizorja e famshme e konkursit te bukurise Miss Albania, Vera Grabocka, e emëroi Florianën për të përfaqësuar bukurinë femërore e vendit të saj si Miss Albania në konkursin e bukurisë Mis Bota 2012, i cili u organizua në Ordos të Kinës. Floriana konkuroi mes 115 vajzave nga e gjithë bota dhe mori shumë vëmendje nga universiteti i saj në SHBA, televizionet shqiptare dhe ato kineze, si dhe shtypi kombëtar dhe ai ndërkombëtar. Për Florianen të qënit ambasadore e bukurisë Shqiptare ka qenë një nder, dhe asgjë më pak se arritja më e madhe në karrierën e saj të modës.

    Pas kthimit nga Kina, dyer te reja u hapen per Florianen. Ajo u perzgjodh nga drejtuesit e Radio Televizionit Shqipetar per te prezantuar festivalin e 51-te te kenges ne krah te gazetarit te njohur Enkel Demi. Gjate tri neteve te festivalit Floriana e mbajti gjalle skenen e publikun e Pallatit te Kongreseve e madje ajo u karakterizua nga prezantuesi i mirenjohur Adi Krasta ne programin e tij si " nje princeshe televizive e popullit". Floriana aktualisht eshte angazhuar me emisionin e saj ne TV Klan "Jo Vetem Mode", nje program entertainment me aktualitete nga bota e modes, artit, e kinemase, i plotesuar me profile personalitetesh shqipetare dhe te huaja. Programi i Florianes debutoi me 16 Shkurt, 2013, me nje profil te plote ekskluziv te Zonjes se Pare te Shqiperise Odeta Nishani. Floriana eshte prezantuese dhe autore e ketij emisioni, i cili e ka afirmuar shume me teper rolin e saj ne boten e medias dhe ekranit. Me natyrë pozitive, tolerante, dhe ambicioze, e ardhmja duket e ndritshme për Florianën. -Ajo shpreson për sukses dhe progres të mëtejshëm në fushën e televizionit, të përfshihet në punë humanitare, dhe përfundimisht të ketë një familje të sajën.

  • Posing for pictures at the Miss World Gala Evening with Miss World 2011 Ivian Sarcos


    Floriana Garo chatting with Blendi Fevziu, Rudina Magjistari, and Teodor Ngjela in the 15th Anniversary of Opinion TV Show.


    With actress Eliza Dushku and finace Teodor Ngjela at the Dear Albania Documentary Premiere



    After fashion show organized by Fadil Berisha



    Afterparty at Austria Club



    Chatting up with the mayor of Tirana and his wife



    Floriana Garo while hosting the Eagle Mobile Destinacioni Europe Show"- December 2010



    Arriving at the "Diktatori" Premiere with Teodor Ngjela- March 2012



    Floriana Garo on the runway of Geraldina Sposa annual fashion show at Sheraton Tirana- April 2012



    Greeting the ambassador at the US Embassy 4th Of July event in the Arts Gallery in Tirana.- July 2012



    Floriana Garo posing for photos with Miss Japan and Miss Philippines on the Miss World stage.- August 2012



    Arriving at the "15 Year Opinion" Event with Teodor Ngjela- September 2012



    Chatting with Prime Minister's wife Liri Berisha, Sonila Meco and Teodor Ngjela at the "15 Year Opinion" Event- September 2012



    Floriana Garo hosting the Graduation Ceremony of "Universiteti Mesdhetar i Shqiperise"- September 2012



    Shaking hands with Eliza Dushku at her documentary premiere


  • contact

    E-mail: info@florianagaro.al

    Contact Form